Site icon PORTALB

RMV, 5 persona me KOVID-19 ndërruan jetë, më pak testime, më pak raste pozitive

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona me KOVID-19, 177 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 107 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 21.113, të shëruarve në 16.301, të vdekurve në 797, ndërkaq për momentin ka 4.015, njofton Portalb.mk.

“Në kushtet e spiralit kanë ndërruar jetë pesë persona, 67 vjeç nga Tetova, 87 vjeç nga Strumica, 68 vjeç nga Kriva Pallanka, dhe dy pacientë (70 dhe 73 vjeç) nga Koçani”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 778 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 208.669 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

 

Exit mobile version