Site icon PORTALB

RMV, 7 persona me KOVID-19 ndërruan jetë, edhe sot numër alarmant me të infektuar

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona me KOVID-19, 383 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 95 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 20.937, të shëruarve në 16.194, të vdekurve në 792, ndërkaq për momentin ka 3.951, njofton Portalb.mk.

“Ka ndërruar jetë një 63-vjeçar nga Kumanova, 69-vjeçar nga Tetova, 67-vjeçar nga Gjevgjelia, 51-vjeçar nga Shkupi, 60-vjeçar nga Kavadari dhe dy pacientë nga Manastiri (60 dhe 79-vjeçar)”, informojnë nga Ministria.\

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve:

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.648 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 207.891 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version