Site icon PORTALB

Rekord 393 raste të reja me KOVID-19 në RMV, në 24 orët e fundit – 4 persona ndërruan jetë

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 2.464 testime të bëra, kanë rezultuar 393 persona pozitiv në KOVID-19, numër rekord që nga fillimi i pandemisë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 20.555, të shëruarve në 16.099, ndërkaq të vdekurve në 785, njofton Portalb.mk.

“Ka ndërruar jetë një pacient 83-vjeçar nga Shkupi, një 62-vjeçar nga Kumanova, një 80-vjeçar nga Kërçova dhe një 54-vjeçar nga Radovishi”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Që nga fillimi i pandemisë janë bërë 206.243 testime për KOVID-19, a vetëm në 24 orët e fundit janë bërë 2.464 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version