Site icon PORTALB

U publikuan rezultatet ditore në lidhje me virusin korona në Kosovë

Foto nga Facebook, ministria e Shëndetësisë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë raportoi se në 24 orët e fundit kemi 61 pacientë të shëruar nga virusi korona, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 764 mostra, prej të cilëve rezultojnë 79 raste positive”, raportojnë nga Instituti, duke sqaruar se nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe tre vdekje të qytetarëve të infektuar me virusin korona.

“Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes”, raportojnë nga Instituti.

Exit mobile version