Site icon PORTALB

RMV i kaloi mbi 20.000 raste me COVID-19, rekord i ri me të infektuar, 6 persona ndërruan jetë

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske, ndihma e shpejte, urgjenca

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 386 raste të reja me COVID-19, që është numër më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë, 178 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 6 persona kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 20.163, të shëruarve në 16.009, të vdekurve në 781, ndërkaq për momentin ka 3.373 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Shkupi (të dy të moshës 67-vjeçare), një paciente nga Tetova (72-vjeçare), një nga Manastiri (44-vjeçar), një nga Struga (62-vjeçar) dhe një nga Sveti Nikole (81-vjeçar)”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 2.267 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 203.779 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version