Site icon PORTALB

Humori të bën tërheqës te femrat

Humori të bën tërheqës tek femrat

Humori të bën tërheqës tek femrat

Lajme të mira për meshkujt që kanë humor. Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se meshkujt që bëjnë për të qeshur femrat janë më tërheqës.

Sipas kërkuesve të Universitetit të Stenfordit në SHBA, femrat e shohin aftësinë e mashkullit për të shkaktuar të qeshura si një mënyrë për të gjykuar edhe aftësinë e tij si një partner dhe prind i ardhshëm.

Studiuesit skanuan trurin e fëmijëve 6-13 vjeç të cilëve iu shfaqën disa video për të qeshur dhe u vu re se truri i femrave kishte aktivitet më të lartë se ai i meshkujve ndaj skenave komike.

Kjo tregon, sipas studiuesve, se meshkujt dhe femrat kanë një qasje të ndryshme ndaj humorit që në fëmijëri.

Exit mobile version