Site icon PORTALB

Rreth 6000 ekspertë kanë filluar një nismë kundër izolimit nga Kovid-19

Korona virusi, Photo: Flickr

Mijëra shkencëtarë dhe ekspertë shëndetësorë i janë bashkuar një lëvizjeje globale që paralajmëron për shqetësime serioze rreth politikave të izolimit si shkak i pandemisë së koronavirusit. Pothuajse 6,000 ekspertë, përfshirë dhjetëra nga Mbretëria e Bashkuar, thonë se kjo qasje ka një ndikim shkatërrues në shëndetin fizik dhe mendor, si dhe shoqërinë, njofton Portalb.

E njohur si Deklarata Barrington, e njëjta është nënshkruar tashmë nga gati 6,000 shkencëtarë dhe ekspertë mjekësorë në gjithë botën, si dhe  50,000 njerëz jashtë këtij komuniteti ekspertësh.

Kritikët sipas BBC-së kanë theksuar dy pika kryesore:

Ata janë duke bërë thirrje që mbrojtja të fokusohet në grupet e ndjeshme, ndërkohë që njerëzit e shëndetshëm të vazhdojnë jetën. Kjo deklaratë ka nxitur paralajmërime dhe nga pjesëtarë tjerë të komunitetit të shkencëtarëve.

Dëmet shëndetësore të përmendura përfshijnë,nivele më të ulëta dhe neglizhim të vaksinimit në fëmijëri dhe përkeqësim i kujdesit për sëmundjet e zemrës dhe pacientët me kancer.

Sipas ueb faqes World Meter mbi 36 milion njerëz janë infektuar nga vrusi Kovid-19, ndërsa mbi 1 milion  prej tyre nuk kanë arritur t’i mbijetojnë betejës me virusin Kovid-19.

Exit mobile version