Site icon PORTALB

Çfarë do të financojë BE-ja në Ballkanin Perëndimor?

Autostrada Kërçovë - OhërAutostrada Kërçovë - Ohër

Autostrada Kërçovë - Ohër

Komisioni Evropian synon që, gjatë dekadës së ardhshme, të investojë deri në 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, si mbështetje për Ballkanin Perëndimor në trajtimin e COVID-19 dhe rimëkëmbjen post-pandemike, thuhet në një plan investimi.

Në një dokument të ndarë, Komisioni ka prezantuar projektet në të cilat synon të investojë deri në fund të mandatit më 2024. Për këto projekte janë ndarë nëntë miliardë euro, raporton REL.

Investimet e BE-së janë të orientuara në dhjetë sektorë, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, energjinë, mbrojtjen e ambientit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe digjitalizimin. Një program special është dedikuar për të rinjtë.

‘Lidhja e Lindjes me Veriun’

Në katër vjetët e ardhshme janë planifikuar investime të mëdha në katër rrugë të mëdha në trafikun Lindje-Perëndim -autostrada, hekurudha dhe linjat lundruese:

‘Lidhja e Veriut me Jugun’

Deri në vitin 2024, është planifikuar përfundimi ose përparimi në rindërtimin e lidhjeve kryesore të trafikut në rrugën Veri – Jug:

Lidhja e rajoneve bregdetare

Investimet në sektorin e energjisë

Të tre kapitujt e investimeve kanë të bëjnë me sektorin e energjisë – investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë, kalimi nga qymyri në burimet e gjelbra dhe investimet në projekte efikase të energjisë në infrastrukturë.

Burimet e energjisë së ripërtërishme

Në kuadër të këtij plani investues, mund të mbështeten disa projekte specifike:

Kalimi nga varësia e qymyrit, në burimet e gjelbra

Nëse rajoni përmbush detyrimet e tij sipas Marrëveshjes së Parisit, Komisioni Evropian planifikon të financojë projekte që do të mundësonin kalimin nga qymyri, i cili është një ndotës i madh, në burime shumë më të qëndrueshme dhe të gjelbra të energjisë – tubacionet moderne të gazit dhe rrjetet inteligjente për përdorimin e shtuar të burimeve të ripërtërishme të energjisë, në përputhje me potencialet e rajonit.

Projektet kryesore që pritet të mbështeten deri në vitin 2024:

Vala e rinovimit

‘Menaxhimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza’

Planifikohet që deri në vitin 20204, Bashkimi Evropian do të mbështesë disa projekte të mëdha në fushën e furnizimit me ujë, menaxhimin e ujërave të ndotura dhe asgjësimin e mbeturinave:

Zhvillimi i sektorit privat

Në mënyrë që të rritet potenciali i sektorit privat, Bashkimi Evropian, sipas planit të investimeve në kornizën e nëntë të investimeve, duhet të:

Sigurojë paratë për të ndihmuar në transformimin e qëndrueshëm të sistemeve agro-ushqimore dhe zhvillimin rural të rajonit.

Garancitë për të rinjtë

Skema e garancisë duhet të sigurojë që të rinjtë të kenë një ofertë pune cilësore, mbështetje të vazhdueshme gjatë arsimimit të tyre dhe një praktikë katërmujore.

 

Exit mobile version