Site icon PORTALB

Rekord me raste të reja me KOVID-19 në RMV, në 24 orët e fundit – 4 persona ndërruan jetë

Virusi korona, infektim, spital, maska, shendetesi, Spitali 8 shtatori

Spitali "8 Shtatori" - Shkup

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 1.990 testime të bëra, kanë rezultuar 317 persona pozitiv në KOVID-19, numër rekord që nga fillimi i pandemisë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 19.413, të shëruarve në 15.749, ndërkaq të vdekurve në 772, njofton Portalb.mk.

“Ka ndërruar jetë një 59-vjeçar nga Shkupi, 65-vjeçar nga Struga dhe dy pacientë nga Gostivari (71 dhe 76-vjeçarë)”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Që nga fillimi i pandemisë janë bërë 199.372 testime për KOVID-19, a vetëm në 24 orët e fundit janë bërë 1.990 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version