Site icon PORTALB

Strugë, Gulicoski : Teshat në terasa dhe ballkone, dënimi 50 euro!

-

-

Këshilli komunal i Strugës ka marrë sot ka marrë vendim për ndalimin e nxjerrjes së teshave për tharje ose nevoja të tjera, në ballkone, teresa apo në dritaret e shtëpive ose apartamenteve.

Sekretari i komunës Zoran Gulicovski, thotë për Portalb.mk se ky vendim ka për qëllim që të vë rend komunal në qytet i cili disa vite me radhë paraqet një problem për qytetin e Strugës.

“Keqpërdorimi dhe mos mirmbajtja e ballkoneve dhe terasave është një fenomen shqetsues për Strugën tashmë një kohë të gjatë. Kjo e dëmton pamjen e përgjithshme të qytetit, vendet e dëmtuara duhet të riparohen ose të prishen plotësisht. Në dritaret dhe ballkone mund të ruhet vetëm lule dekorative në mënyrë që nuk do ta rrezikojë sigurinë” thekson Gulicoski.

50 euro është vlera e dënimit për personat fizik njofton për Portalb.mk sekretari i komunës së Strugës i cili shton se Gjithashtu njerëzit që kanë mbjellë bimë ose lule në oborret e tyre në qytet duhet ti mirmbajnë në mënyrë që ato mos e rrezikojnë zhvillimin e lirë të komunikacionit, pëndryshe ndaj të njejtëve do të merren masa ndëshkuese.

Qytetarët e Strugës e kanë cilësuar këtë vendim si veprim qesharak dhe të tepruar të organeve komunale.

“Struga ka një mijë problem më të rëndësishme ndërsa këto merren me gjera të këtilla. Nëse mendojnë se Struga është si qendra e Paristi atëherë le të dalin dhe ti shohin vetëm rrugët e qytetit të cilat janë shkatërruar dhe imazhi më I keq për Strugën, le të shohin ndërtimet pa leje dhe uzurpimet para të cilave ato I mbyllin syte e jot ë merren me gjera të këtilla” shprehet R.A nga Struga.

“Si mundet të marrin vendime të këtilla, kjo është shumë e çuditshme, po ku ti çojmë teshat ne në këto ditë dimri, nëse ky qënka problem i Strugës atëherë ky mund të jetë problem i fundit, këtu po shkatrrohet gjithçka dhe nuk është bërë asnjë investim ndërsa ato merren me ballkonet e qytetarëve” thotë G.J për Portalb.mk.  /Portalb

Exit mobile version