Edhe 30 ditë paraburgim për Komandant Kokin

Edhe 30 ditë paraburgim i janë caktuar ditën e enjte Nikolla Gjorgjievit, i cili është i njohur me emrin Komandant Koki, të cilin policia e arrestoi mbrëmjen para se të ndodhin ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë, në dhjetor të vitit të kaluar.

Vendimin për vazhdimin e paraburgimit e ka sjellë Gjyqi themelor Shkup 1. Komandan Koki do të jetë pas grilave deri më 17 shkurt.

MPB-ja thoshte se ai në mbrëmjen e 23 dhjetorit është ndaluar për shkak të vozitjes së shpejtë, dhe më pas është sjellë në mënyrë të pahijshme, e pastaj edhe e ka goditur një polic në kokë. Pas kësaj atë e kanë mposhtur pjesëtarët e njësitit mobil policor “Alfa” dhe e kanë dërgurar në stacionin policor.

Mirëpo ka edhe një version tjetër, që thotë se Komandant Koki nuk është ndaluar për vozitje të shpejtë, por atë e kanë pritur “alfat” dhe e kanë rrahur brutalisht. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button