Një mikser për përzirje të brumërave në repartin e SH.A. “Zhito Luks” ia ka ndrydhur tre gishta të dorës së majtë punëtorit të ri, 23 vjeçarit A.A. nga Shkupi.
Sipas policisë, fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 11:30 në repartin e fabrikës, lagjen Shuto Orizare të Shkupit. Pas fatkeqësisë, punëtori i lënduar është dërguar në Qendrën urgjenet. Mjekët kanë konstatuar se dy gishta kanë qenë pjesërisht të lënduar, ndërsa të tretin është dashur patjetër ta amputojnë. Policia ka filluar me hetimin.