Site icon PORTALB

Grabitet “Kam Market” në Çair

Foto ilustrim

Dy persona të maskuar, nga të cilët njëri i armatosur me pistoletë, kanë grabitur Kam marketin në rrugën “Cërveni Bregovi” në Çair.

Autorët kanë hyrë në market mbrëmë rreth orës 21:20, pas së cilës me kërcënime ndaj dy të punësuarve kanë marrë rreth 64 mijë denarë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Policia ka marrë pasa për zbardhjen e rastit dhe për gjetjen e autorëve./Portalb

Exit mobile version