Site icon PORTALB

RMV, 4 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë – 162 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 raste të reja, 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 109 të tjerë janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 18.138, të vdekurve në 743, të shëruarve në 15.068, ndërkaq për momentin ka 2.327 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë tre pacientë nga Shkupi (55, 80 dhe 81-vjeçar) dhe një 81-vjeçar nga Shtipi”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.350 testime, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 190.127 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version