PDSH: BDI-ja nga 10 vjetë po e ‘harron’ shqipen!

Në një konferencë për shtyp, PDSH-ja në Çair përmes kandidatit të tyre Muhamed Thaçi kanë reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti i cili tha se organizatorët kanë harruar që tabela në hyrje të muzeut të shkruhet edhe në gjuhën shqipe.

“Kanë harruar që në hyrje të muzeut tabela të jetë edhe në gjuhën shqipe!

Izet Mexhiti dje, na e zbuloj të vërtetën e çështjes së përdorimit zyrtar to gjuhës Shqipe.

Problemi për mosrespektimin e gjuhës Shqipe na paska qenë harresa e BDI-së. BDI dhe Izet Mexhiti, pas 10 vjetëve në skenën politike na thonë se shqipen dhe shqiptarët i kanë harruar, kanë harruar flamurin kombëtar, kanë harruar gjakun e derdhur të shqiptarëve, kanë harruar lotët, djersën, mundin e shqiptarëve, kanë  harruar sakrificën e shqiptarëve” tha Thaçi.

Përmes disa fotografive PDSH-Çair dëshmoi se edhe në sa institucione të tjera në vend anashkalohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.

“Ata, BDI gjithçka po harrojnë, përveç shërbimit ndaj Gruevskit dhe VMRO-së, ndaj kolltuqeve të tyre dhe ndaj familjarëve të tyre.
Tani do të më lejoni që në fund t’ju prezantojmë (me fotografi) edhe raste të tjera të institucioneve në qytetin e Shkupit ku BDI harron të përdorë gjuhën Shqipe: posta nuk e njeh gjuhën shqipe, të gjitha drejtoritë komunale të qytetit të Shkupi nuk e përdorin gjuhën Shqipe, ndërmarrja publike Ujësjellësi në Shkup nuk e njeh gjuhën shqipe, “Ngrohtorja”-Veri në Shkup nuk e përdor gjuhën shqipe, tabela kryesore e qytetit të Shkupit është vetëm maqedonisht, të gjitha tabelat treguese në qytet të Shkupit janë vetëm në maqedonisht, thuhet në reagimin e kandidatit të PDSH-së për komunën e Çairit, Muhamed Thaçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button