Fyle fshehtë erdhi në Shkup

Komisari për Zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, sot në mënyrëtë paparalajmëruar arriti në Shkup ku u takua me kryeministrin Nikolla Gruevski, presidentin Gjorgje Ivanov dhe me liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Qëllimi i takimit ishte që të bisedohet për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

Në raportimin e Bashkimit Evropian thuhet se “Komisari për Zgjerim Shtefan Fyle sot vizitoi Shkupin dhe u takua me presidentin Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovski. Në takimet ai i prezantoi përgatitjet për raportin pranveror. Komisari zhvilloi diskutime të dobishme me bashkëfolësit e tij. Komisari Fyle do të kthehet në Shkup për bisedime në kontekst të Dialogut të lartë aderues”, potencohet në raportimin./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button