Site icon PORTALB

Cipras: ‘Ka maqedonas ne Greqi!?’

Aleksis Cipras

Aleksis Cipras

Aleksis Cipras, udhëheqës i partisë greke të majtistes radikale SYRIZA, duke u tallur u përgjigj në pyetjen për statusin e pakicës maqedonase dhe të vendeve të tjera në Greqi. Duke folur në Uashington, Cipras u zotuat për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe shtoi se Greqia nuk ka pse të ketë frikë nga Maqedonia e vogël, të cilës megjithatë ia hodhi fajin për kontestin. Në pyetjen e korrespondentit të MIA-s, se si e arsyeton politikën greke që t’i pengojë të drejtat e maqedonasve dhe të komuniteteve të tjera etnike në Greqi, si turqit dhe çamët-shqiptarët, Cipras u bë sikur nuk e di se në Greqi ka maqedonas.

“Ka maqedonas në Greqi!?, pyeti Cipras në vend se të përgjigjet në pyetjen. Pasi personat që e shoqëronin i ‘sqaruan’ se pyetja ka të bëjë me ‘shkupjanët’, udhëheqësi i SYRIZA-s tha: “Natyrisht se partia jonë është partia e parë në Greqi e cila po punon në këtë drejtim që të ketë zgjidhje, me referencë gjeografike të emrit, por në të njëjtën kohë mendoj se problemi është në atë nëse në Maqe…. në FYROM ose në Greqi promovon dallime dhe shpik tema nacionaliste”.

Edhe pse në fjalimin e tij prej një orë e gjysmë në Institutin Brukings në Uashington, Cipras foli për Luftën civile në Greqi dhe për SYRIZA-n si trashëgimtare e të majtës greke nga kjo periudhë, megjithatë iu shmang përgjigjes në pyetjen për pjesëmarrjen e maqedonasve në këtë luftë.

“Dëshirojmë paqe dhe bashkëpunim me fqinjët, por kjo do të varet nga pranimi i përbashkët i rregullave të të drejtës ndërkombëtare. Kemi dallime dhe konsiderojmë se këto dallime duhet të zgjidhen me dialog, ndërsa kemi edhe plagë të hapura si Qiproja. Me Ish Republikën Jugosllave të Republikës së Maqedonisë, marrëdhëniet tona do të jenë marrëdhënie të bashkëpunimit. Nuk kemi pse të kemi frikë nga një shtet fqinj verior të vogël. Dallimi jonë rreth emrit është dallim i cili duhet të zgjidhet, në kontest të zgjidhjes së pranueshme të përbashkët, me përcaktues gjeografik. Ky është mendim të cilin partia Sinaspizmos e kishte shumë herë që në vitet e 1990-ta, dhe të cilin zotëri Samaras i cili atëherë ishte ministër i Punëve të Jashtme, nuk e ka ndarë me ne”, deklaroi Cipras. /Portalb

Exit mobile version