Përditësimi më i fundit i Windows 10-ës ka sjellë me vetë disa drivera të vjetër dhe të papërdorshëm të cilët mund të ndikojnë në funksionalitetin e disa harduerëve, shkruan Pcworld.al.
Këto drivera janë nën panelin Optional Updates dhe raportohet të jenë dërguar për pajisjet që nuk janë regjistruar në programin Windows Insider.
Roli i driverave është që të bëjnë të mundur për harduerë të komunikojnë me sistemin operativ, në këtë rast Windows 10.
Instalimi i një driveri të vjetër mund të ndikojë mënyrën sesi hardueri komunikon e madje të çaktivizojë atë tërësisht.
Zakonisht driverat në panelin Optional Updates janë mundësia e fundit për administratorët e sistemit të rregullojnë një problem me një harduer specifik. Me pak fjalë nuk është i kërkuar instalimi i tyre nëse hardueri është plotësisht funksional.
Nëse keni problem specifik atëherë kërkon instalimi i tyre.