Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit 8 persona me KOVID humbën jetën, 112 raste të reja

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 112 raste të reja me KOVID-19, 8 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 159 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 17.786, të shëruarve në 14.801, a të vdekurve në 737. Momentalisht ka 2.248 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë një pacient 73-vjeçar nga Tetova, një 58-vjeçar nga Strumica, një 55-vjeçar nga Dellçeva, dy pacientë nga Struga (74 dhe 80-vjeç) dhe tre pacientë nga Shkupi (53, 76 dhe 82-vjeç), informojnë nga MSH.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.372 teste për KOVID-19, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 187.080 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Exit mobile version