Site icon PORTALB

RMV, 4 persona me Kovid-19 ndërruan jetë – 48 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut ketër persona kanë ndërruar jetë, 48 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 61 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve në RMV ka arritur në 17,674, të shëruarve në 14,642, të vdekurve në 729, ndërkaq për momentin ka 2.303 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 2 pacientë nga Shkupi (73 dhe 62), Kumanovë (69) dhe Tetovë (72)”, informon Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 387  testime, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 185.708 testime.

Exit mobile version