Site icon PORTALB

RMV, 3 persona me Kovid-19 ndërruan jetë – 148 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske, ndihma e shpejte, urgjenca

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut tre persona kanë ndërruar jetë, 148 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 65 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve në RMV ka arritur në 17,629, të shëruarve në 14,581, të vdekurve në 725, ndërkaq për momentin ka 2.323 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë një 62-vjeçar nga Prilepi, një 87-vjeçar nga Koçani dhe 64-vjeçar nga Gostivari”, thonë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.224  testime, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 185,321 testime

.

Exit mobile version