Site icon PORTALB

Vitin e ardhshëm regjistrimi i popullsisë në RMV, pastaj zgjedhjet lokale, paralajmëroi Zaev

Zgjedhje, vota, votim

Zgjedhje, foto nga Portalb.mk / Arbnora Memeti

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëroi se në vitin e ardhshëm, para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, do të realizohet regjistrimi i popullsisë, transmeton Portalb.mk. Për realizimin e këtij procesi, planifikohet sigurimi i 5,650 paisjeve të reja.

“Regjistrimi do të kryhet në vitin 2021. Pikë. Ne e anuluam në vitin 2020 për vitin 2021, pas kërkesës së opozitës, para se të shfaqej Kovid-19. Regjistrimin mund ta kryejmë në Prill. Ajo punohet sipas standardeve dhe menaxhimit të Eurostat. Atë e realizojnë institucionet, në vendin tonë është Zyra shtetërore e statistikave”, deklaroi Zaev.

Raportohet se ky procesi do të realizohet përmes formës elektronike, duke shfrytëzuar mjete në vlerë prej 3.3 milionë euro.

 

 

Exit mobile version