Site icon PORTALB

Gjermania i dhuroi Ministrisë së Shëndetësisë 8 respiratorë

Gjermania i dhuroi MSH 8 respiratorë

Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë i dhuroi Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut tetë respiratorë, si mbështetje për klinikat e vendit, transmeton Portalb.mk.

“Ky donacion është me iniciativë të Qeverisë Federale gjatë kohës së kryesimit gjerman me Këshillin e Bashkimit Evropian, për ndihmë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në ballafaqimin me pandeminë e Covid – 19”, njoftuan nga ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Vlera e përgjithshme e donacionit është rreth 233.000 euro, ndërsa u implementua përmes agjencisë federale gjermane për mbështetje civile THW.

Exit mobile version