Site icon PORTALB

RMV: Nga fillimi i javës, 2.500 gjoba janë shqiptuar për mos mbajtje të maskës mbrojtëse

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e RMV-së janë sanksionuar gjithsej 647 qytetarë për mos mbajtje të maskës mbrojtëse, kështu informojnë nga MPB-ja, shkruan Portalb.mk.

Me këtë, nga fillimi i javës deri tani janë shqiptuar 2.500 gjoba apo nga një gjobë për 1.000 banorë.

Ministria për punë të brendshme apelon deri te qytetarët që të respektojnë masat për mbrojtje nga virusi korona dhe protokollet e Qeverisë së RMV-së.

 

Gjoba për mos mbajtje të maskës mbrojtëse për personat fizik është 20 euro.

Exit mobile version