Site icon PORTALB

Betimi në fshehtësi i Lukashenkos nxjerr në rrugë qytetarët, rikthehen protestat në Minsk

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka

Betimi i fshehtë i Aleksandër Lukashenkos si President i Bjellorusisë provokoi një reagim të fortë në vend, transmeton ABC.

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Minskut për të protestuar dhe shumë marshuan mes flamujve të opozitës.

Dëshmitarët okularë, të cituar nga Reuters, thanë se policia përdori ujë me presion për të shpërndarë tubimin. Nga ana e saj, agjencia e lajmeve Interfax njoftoi se policia kishte filluar arrestimin e protestuesve.

Lukashenjo u betua sot duke marrë mandatin e gjashtë papritur dhe pa njoftuar. Kjo ngjarje është kritikuar në masë nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa nxori në rrugë mijëra qytetarë.

Exit mobile version