Mbrëma një rrufe ka goditur gjatë një ndeshje futbolli të grupmoshave të reja në Zvicër mes klubit FC Abtwil dhe FC Munsterlingen, si pasojë e të cilës janë lënduar 14 futbollistë, shkruan Koha.net.
Gjashtë nga të lënduarit janë nga klubi FC Abtwil e tetë nga FC Munsterlingen. Gjithë lojtarët janë të moshës 15-16 vjeçare dhe ata janë dërguar në Spital.
“Sipas informatave tona, personat e prekur janë në spital në gjendje stabile. Kjo vëlenë edhe për të riun që ishte pa ndjenja në fushë”, thuhet në njoftim nga FC Abtwil.