Site icon PORTALB

Kulla Eiffel evakuohet pas njoftimit për bombë

Paris

Kulla Eiffel në kryeqytetin e Francës, Paris është evakuuar për shkak të një njoftimi për bombë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin lokal, kulla dhe ndërtesat përreth saj u evakuuan pas një njoftimi në polici se është vendosur bombë në zonën ku ndodhet kulla Eiffel.

Ndërkohë policia ka filluar punimet e kërkimit në rajonin e rrethuar me perimetrin e sigurisë.

Exit mobile version