Site icon PORTALB

Damjan Mançevski dha dorëheqje prej postit të deputetit, pritet të emërohet sekretar i përgjithshëm i Qeverisë

Damjan Mançevski. Foto: Portalb.mk

Damjan Mançevski. Foto: Portalb.mk

Ish ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, i cili u zgjodh për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryetari i Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Talat Xhaferi në fillim të seancës kumtoi se Mançevski dorëzon dorëheqje dhe në pajtueshmëri me Rregulloren nuk ka mundësi që ta sqarojë. Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet ta informojë Kuvendin se kush është me radhë në listë që duhet të vijë në vend të tij në Kuvend.

Jo-zyrtarisht Portalb.mk, mëson se Mançevski do të emërohet sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.

Qeveria nuk e konfirmon emërimin e tij dhe shton se një propozim i tillë nuk ka arritur deri tek ata.

Edhe Mançevski deri më tani nuk e ka konfirmuar as demantuar këtë informatë.

Exit mobile version