Site icon PORTALB

Mbi 23 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Korona virusi, Photo: Flickr

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 23 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 23.115.456 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA (4.299.525), Indi (4.497.867), Brazil (3.887.199), Rusi (911.973), Kolumbi (640.900), Peru (622.418) dhe Afrika e Jugut (591.208).

Ndërkaq, në Turqi, deri më tani janë shëruar 268.435 njerëz.

Pas shfaqjes në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur gati në gjithë globin.

Deri më tani, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 31 milionë raste me virusin, ndërsa mbi 969 mijë njerëz kanë humbur jetën.

Exit mobile version