Me 61 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe 28 “abstenime”, Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor dhe me 61 vota “pro”, një “kundër” dhe 25 “abstenime” miratoi Ligjin për ndryshimin e Ligjit për arsimin e mesëm, me procedurë të shkurtuar.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në fillim shpjegoi ligjet mbi arsimin fillor dhe të mesëm. Ajo kujtoi se Ligji për arsimin fillor u diskutua shumë nga komisioni dhe beson se të gjitha dispozitat e Projekt/Ligjit dhe ndryshimi i Ligjit për arsimin fillor janë të qarta.
Ndryshe, është marrë vendim në Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme që të ndërpriten protestat e organizuara kundër mësimit online dhe nxënësit të respektojnë vendimin e MASH-it. Javët e kaluar nxënësit e shkollave të mesme protestuan kundër propozimit që mësimi të zhvillohet online. Ata në protestë kishin theksuan se do të ketë bojkot e protesta tjera, nëse nuk do të kemi mësim të kombinuar.
Ndryshe, Viti i ri shkollor 2020-21 do të zhvillohet përmes Platformës Nacionale për mësim online e cila u prezantua më 18 shtator në Qeveri. Trajnuesit shkollor, njohuritë e tyre të fituara do t’i shpërndajnë te të gjithë mësimdhënësit e shkollës duke filluar prej 21 shtatorit e deri më 23 shtator, ashtu që prej 25 shtatorit deri më 28 shtator do të realizohet testimi i Platformës në gjithë shkollat e vendit. Gjithashtu MASH-i ka përcaktuar karakteristikat e pajisjeve elektronike që duhet t’i kenë mësimdhënësit për zhvillimin e mësimit online në Platformën për mësim në distancë.
MASH raportoi se 113 shkolla fillore kanë kërkuar mbajtjen e mësimit me prani fizike. Prej 113-të shkollave, 79 janë fillore dhe 34 të mesme. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e parë formoi Komisionin që do të vendosë për ndonjë shkollë të caktuar se a do të ndjekë mësimin me prani fizike apo online, nëse paraprakisht parashtrohet një kërkesë e tillë.
Vendimi i Qeverisë në seancën e 82-të qeveritare është që mësimi të fillojë më 1 tetor dhe mësimi të jetë në shkolla për nxënësit nga klasa e parë në të tretën, me disa përjashtime, duke respektuar Protokollin e miratuar.
Anketa e Avokatit të Popullit theksoi se vetëm 11% nga arsimtarët në fillore kanë kushte për mësimin online, ndërsa 58% janë përgjigjur se nuk janë të trajnuar edhe pse kanë pajisje kompjuteri, ose janë të trajnuar por nuk kanë pajisje kompjuterike. Anketa ishte zhvilluar nga qershori në gusht, ku kishin marrë pjesë 72 shkolla nga gjithë vendi.
- LEXO: Nuk ka më protesta, nxënësit janë pajtuar me vendimin për mësim nga distanca
- LEXO: RMV, Ministria përcaktoi karakteristikat e kompjuterit që duhet ta ketë mësimdhënësi për mësimin online
- LEXO: RMV, Nesër fillojnë trajnimet per gjithë mësimdhënësit për shfrytëzimin e Platformës per mesimin online
- LEXO: Zaev dhe Carovska prezantuan platformën për mësim online
- LEXO: Platforma e parë kombëtare për mësim onlajn, rregulla të reja për mësim gjatë Kovid krizës
- LEXO: MASH shpalli thirrje publike për emër dhe logo për Platformën Kombëtare për mësim online
- LEXO: RMV, Inspektorët do të “hyjnë” në onlajn orë të mësimit për të monitoruar se si punojnë mësimdhënësit
- LEXO: RMV, 113-të shkolla kanë kërkuar mbajtjen e mësimit me prani fizike
- LEXO: UNSHM: Të fillojë aplikimi i mësimit të kombinuar, në të kundërtën do të bojkotojmë mësimin online
- LEXO: RMV, Protestuan nxënësit: Mësim të kombinuar, ose shihemi në bojkote e protesta më masive
- LEXO: RMV, U formua Komisioni që do të vendos për ndjekjen e mësimit me prani fizike
- LEXO: RMV, Megjashi në mbështetje të kërkesave të nxënësve
- LEXO: RMV, Qeveria takim me prindërit që janë për mësimin online dhe prindërit që janë për mësimin me prani fizike
- LEXO: RMV, Pas artikullit të “Portalb”, BZHA publikoi udhëzues të ri të përdorshëm për mësimdhënësit
- LEXO: RMV, Qeveria miratoi Protokollin për zhvillimin e procesit arsimor me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme
- LEXO: RMV, Kuvendi duhet të bëjë ndryshime ligjore dhe të caktojë se kur duhet të fillojë viti shkollor
- LEXO: Zgjidhja e vetme e sigurt është që mësimi të organizohet onlajn, vlerësoi kryetarja e Odës së Psikologëve