Site icon PORTALB

RMV, 7 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë, 45 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit 7 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë, 45 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 86 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 13.949, të shëruarve në 16.780, të vdekurve në 700, ndërkaq për momentin në vend ka 2.131 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Strumica (52 dhe 62-vjeçar), një pacient 54-vjeçar nga Gostivari, një paciente 53 vjeçare nga Shtipi, një 66-vjeçare nga Prilepi, një 66-vjeçar nga Koçani dhe një 23-vjeçar nga Sveti Nikole”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 552 teste për KOVID-19, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 176.017 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version