KF Shkëndija e Tetovës dhe KF Shkupi nga Çairi arritën të shënojnë fitore, fitore që i siguron vendin e parë, gjegjësisht të dytë, me një pikë dallim, transmeton Portalb.mk. Këtë lëvizje në tabelë e mundësoi edhe humbja e ekipit të Sileksit.
Shkëndija arriti të fitojë Akademinë Pandev me rezultat 2-1, me dy golat e Besart Ibraimit.
Fitorja e Shkupit me rezultat 4-3 kundër Renovës nga Xhepçishti, i siguroi pikët e vlefshme për të kaluar në vendin e dytë të tabelës, derisa Sileksi humbi me rezultat 1-2 kundër Borecit.
Pas mbylljes së javës së gjashtë, Shkëndija gjendet në krye të tabelës me 14 pikë, derisa Shkupi gjendet në vendin e dytë me 13 pikë.