Site icon PORTALB

RMV, 4 të vdekur me KOVID-19 dhe 178 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 178 raste të reja me KOVID-19, 4 kanë ndërruar jetë, ndërkaq 71 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.735, të shëruarve në 13.863, ndërkaq të vdekurve në 693. Momentalisht ka 2.179 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Ka ndërruar jetë dy pacientë nga Shkupi (61 dhe 59 vjeç), një pacient nga Kumanova (69 vjeç) dhe një paciente nga Shtipi (70 vjeçe)”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.368 testime, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 175.465 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version