Site icon PORTALB

Ferguson apo Mourinho, vendoset sonte!

Fergi vs Mou !!!

Fergi vs Mou !!!

Një përballje e fortë është cilësuar ndeshja e sotme midis Manchester United dhe Real Madrid, e vlefshme për 1/8-at e Champions League. Një nga dy trajnerët më të sukseshëm në karrierën futbollistike do të detyrohet të shkojë në shtëpi.

Për Mourinhon sfida në “Old Trafford”, është një sfide speciale që vlen si një finale e Champions League.

“Si ne ashtu dhe Manchesteri prezantohemi në këtë takim në një moment shumë pozitiv. është e vështirë të bësh një prognozë dhe të parashikush se kush do të kalojë turin. Me siguri që bota do të ndalet për të na parë, pasi kjo ndeshje ngjason me një finale.” shprehet tekniku portugez.

Gjithçka nis nga barazimi 1-1 I sfidës së parë në Bernabeu rezultat që ju mundëson Djajve të Kuq” të kenë ndonjë shans më shumë, por portugezi nuk është nga ata që niset i mundur, edhe pse Reali vjen në këtë sfidë pas dy fitoreve ndaj Barcelonës edhe pse Mourinho nuk feston shumë.

Exit mobile version