Site icon PORTALB

Një çiklist 65-vjeçar ndërroi jetë pasi u godit nga një makinë në rrugën Shkup-Makedonski Brod

policia- mpb

MPB- Ilustrim

Dje rreth orës 14:50 në rrugën rajonale Shkup-Makedonski Brod, në vendin e quajtur “Babin Doll”, makina e tipit “Mitsubishi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.V. (47) nga Makedonski Brod ka përplasur një çiklist S.P. (65) nga Makedonski Brodi.

Pas aksidentit, çiklisti ishte transferuar në një Institucionin Shëndetësor në Makedonski Brod, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga plagët e marra. Policia dhe Prokuroria Publike kanë kryer hetimet në vendngjarje.

Exit mobile version