Site icon PORTALB

Zonja e parë e Turqisë do të botojë një libër të kuzhinës turke

Rexhep Taip Erdogan dhe bashkëshortja e tij, Eminja

Bota do të ketë një referencë të ndryshme për kuzhinën shekullore turke me një libër të ri gatimi “njëqindvjeçar”, njoftoi të premten Zonja e parë e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Emine Erdoğan prezantoi librin e gastronomisë në Twitter pasi ishte nikoqire e një takimi me akademikë në shkencën e kuzhinës dhe shefa të kuzhinave.

Ajo tha se botimi i librit synon të promovojë pasurinë e kuzhinës turke ndërkombëtarisht dhe do të përfshijë kodet kulturore të Turqisë me receta të shëndetshme, tradicionale dhe pa përbërës të dëmshëm.

Libri pritet të botohet në ditët e para të vitit të ri në turqisht dhe anglisht dhe më vonë do të përkthehet edhe në gjuhë të tjera.

Exit mobile version