Site icon PORTALB

RMV, një 39-vjeçar në mesin e 8 të vdekurve me KOVID-19 – 144 raste të reja

Virusi korona, infektim, spital, maska, shendetesi, Spitali 8 shtatori

Spitali "8 Shtatori" - Shkup

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 144 raste të reja me KOVID-19, 8 kanë ndërruar jetë, ndërkaq 97 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.417, të shëruarve në 13.732, ndërkaq të vdekurve në 683. Momentalisht ka 2.002 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Ka ndërruar jetë një pacient 48-vjeçar nga Kumanova, një 65-vjeçar nga Shtipi, dy pacientë nga Prilepi (62 dhe 83-vjeçar), një 69-vjeçar nga Tetova, një 39-vjeçar nga Strumica, një 63 vjeçar nga Vinica dhe një 56-vjeçar nga Kërçovë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.545 testime, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 172.700 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Exit mobile version