Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në rajonet jugore do të ketë kushte për reshje të përkohshme lokale.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 9 deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri 31 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 29 gradë Celsius.