Site icon PORTALB

RMV, 7 persona me KOVID-19 ndërruan jetë, 186 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske, ndihma e shpejte, urgjenca

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 186 raste të reja, 7 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 85 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.274, të shëruarve në 13.635, të vdekurve në 675, ndërkaq për momentin numri i rasteve aktive në vend ka arritur në 1.964, njofton Portalb.mk.

“Ka ndërruar jetë një pacient 53-vjeçar nga Kumanova, dy nga Struga (68 dhe 70-vjeçar), një 61-vjeçar nga Gostivari dhe tre pacientë nga Dellçeva (43, 60 dhe 78-vjeçar)”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.674 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 171.155 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version