Site icon PORTALB

Tensionet Greqi – Turqi, Merkel komunikoi përsëri me Erdogan

Merkel - Erdogan

Merkel - Erdogan

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka komunikuar online me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, transmeton ABC.

Sipas CNN Turk, të dy udhëheqësit kanë diskutuar situatën në Mesdheun Lindor dhe tensionet e krijuara me Greqinë.

Siç bëjnë me dije mediat turke Presidenti turk i ka thënë kancelares gjermane se vendet anëtare të BE duhet të jenë të drejta dhe të qëndrueshme në çështjen e Mesdheut Lindor.

Pjesë e kësaj bisede mes Merkel dhe Erdogan ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, Shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Hakan Fidan.

Ende nuk dihen detajet e tjera që janë diskutuar në këtë komunikim mes tyre por duket se Turqia insiston në vendimin e saj për kërkimin e gazit në rajonin e mesdheut e cila është kthyer në “mollë sherri” me qeverinë greke.

Exit mobile version