Tre persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat një 57-vjeçar nga Lushnja dhe dy nga Tirana, 74 dhe 83 vjeç, transmeton EN.
Gjatë ditës së fundit janë kryer 834 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitive 144 persona. Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6 733 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Bashkë me humbjet e jetës gjatë ditës së fundit, numri total i viktimave të shkaktuara nga coronavirus në Shqipëri ka shkuar në 343 humbje jete.
Rastet ditore: 55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.
COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)
Testime totale 76400
Raste pozitive 11816
Raste të shëruara 6733
Raste Aktive 4740
Humbje jete 343
(Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2372
Durrës 526
Shkodër 365
Lezhë 274
Elbasan 262
Korçë 214
Fier 212
Vlorë 181
Kukës 140
Berat 93
Dibër 51
Gjirokastër 50