Site icon PORTALB

Aksion policor në Hasanbeg dhe Haraçinë

Nga MPB-ja potencojnë se bëhet fjalë për vazhdim të aksionit për shkatërrimin e rrjetit të organizuar për tregti me drogë në Vjenë dhe Frankfurt

Nga MPB-ja potencojnë se bëhet fjalë për vazhdim të aksionit për shkatërrimin e rrjetit të organizuar për tregti me drogë në Vjenë dhe Frankfurt

Policia sot në lagjen Hasanbeg të Shkupit dhe në Haraçinë arrestoi dhjetëra qytetarë, për të cilët, siç pohojnë jozyrtarisht nga MPB-ja dyshohen në aksionin “Dirigjent” të cilët gjoja, kanë marrë pjesë në trafikun ndërkombëtar të 350 kilogramë marihuanë, që u konfiskuan në vendkalimin kufitar Mexhitlia.

Nga MPB-ja potencojnë se bëhet fjalë për vazhdim të aksionit për shkatërrimin e rrjetit të organizuar për tregti me drogë në Vjenë dhe Frankfurt, aksion atëkohë i quajtur “Mafia e Frankfurtit”, e cila filloi para dy viteve, pasi në Austri, Gjermani dhe në Maqedoni, u arrestuan 400 kriminelë, prej të cilëve 29 nënshtetas të Maqedonisë. /portalb/

Exit mobile version