Burgoset Muhamed Morsi, akuzohet për komplot me Hamasin

Autoritete egjiptiane njoftuan sot se, presidenti i rrëzuar, Muhammed Morsi, ndodhet në paraburgim për shkak të akuzave për komplot me lëvizjen palestineze Hamas, që për qëllim kishte “kryerjen e aktiviteteve armiqësore”.

Sipas njoftimit të sotëm, Morsi do të mbetet në paraburgim edhe 15 ditë. Më 3 korrik, ushtria egjiptiane rrëzoi nga pushteti presidentin e parë të zgjedhur të Egjiptit, pas protestave të mëdha kundër pushtetit të tij.

Pas kësaj, ushtria bllokoi kushtetutën e deriatëhershme të vendit, dhe për president të përkohshëm emëroi Adly Manosur, i cili ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit.

Me mijëra përkrahës të Morsit vazhdojnë të protestojnë në gjithë vendin, duke nënvizuar se po mbrojnë legjitimitetin demokratik të vendit. Ata po kërkojnë kthimin e ish-presidentit të vendit në postin e tij.

Ban Ki-mun bëri thirrje për lirimin e Mohamed Morsit
Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun i bëri thirrje armatës së Egjiptit që ta lirojë presidentin e rrëzuar, Mohamed Morsi si dhe liderët e tjerë të Vëllazërisë myslimane, të cilët ndodhen në burg.

Ban bëri thirrje ose Morsi ose aleatët e tij të lirohen, ose rasti i tyre të shqyrtohet në një mënyrë transparente sa më shpejt.

Morsi dhe bashkëpunëtorët e tij ndodhen në një vend të fshehtë pasi është rrëzuar nga pushteti më 3 korrik.

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së theksoi se ai me brengosje është duke i ndjekur ngjarjet në Egjipt.

Lajme të ngjashme

Back to top button