Site icon PORTALB

RMV, 4 persona me KOVID-19 ndërruan jetë, prej 464 testimeve 37 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske, ndihma e shpejte, urgjenca

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja, 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 131 të tjerë janë shëruar. E këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.287, të shëruarve në 13.315, ndërkaq të vdekurve në 652. Momentalisht ka 1.860 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 4 pacientë, një 57-vjeçar nga Vinica, dy pacient nga Ohri (77 dhe 57-vjeçar) dhe një 74-vjeçar nga Struga. Tre prej tyre kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, një në kushte jashtëspitalore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 464 testime, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 166.356.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version