Site icon PORTALB

Pompeo: Negociatorët afganë të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë paqe

Majk (Mike) Pompeo

Majk Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi sot qeverisë afgane dhe talebanëve, pjesëmarrëse në bisedimet për paqe ndërafgane të shfrytëzojnë rastin për të bërë paqe për gjeneratat e ardhshme. 

“Padyshim që do të përballemi me shumë sfida në bisedimet gjatë ditëve të ardhshme, javët dhe muajt në vijim”, theksoi ai, transmeton ATSH.

“Mos harroni se ju po veproni jo vetëm për këtë brez afganësh por edhe për brezat e ardhshëm, për fëmijët dhe nipërit tuaj”, nënvizoi Pompeo në ceremoninë e hapjes së bisedimeve.

Exit mobile version