Site icon PORTALB

Apple ka gati iPhone-t e rinj, shumë shpejt do dalin në treg

Apple

Apple

iPhone 12 do të dalë shumë shpejt në treg. Zakonisht çdo vit që nga iPhone 5, smartphon-ët e rinj zbulohen në fillim të shtatorit. Por këtë vit gjërat janë ndryshe për iPhone, ashtu siç janë pothuajse për çdo gjë tjetër në planet.

Por kur mund të dalë në treg telefoni i ri? “Vitin e kaluar kemi nisur me shitjet e iPhone-t të ri në fund të shtatori, ndërsa këtë vit presim që furnizimi të jetë i disponueshëm disa javë më vonë”, ka thënë Luca Maestri, CFO i “Apple”, transmetonb Koha.mk.

Sa javë më vonë? “Zakonisht Iphone del në shitje në dyqan në fund të shtatorit, unë mendoj maksimumi tre javë – katër do ishin një muaj, apo jo?”, shtoi Luca. Ky i fundit tha se vitin e kaluar ishte e premte, 20 shtator kur dolën në treg telefonët e rinj, ndërsa tani mund të jetë 9 ose 16 tetor.
Herët apo vonë? Me siguri, “Apple” dëshiron sa më shpejt të jetë e mundur. Është periudha e blerjeve më të mëdha të viti, pasi është edhe sezoni i pushimeve dhe festave. Prandaj sa më shpejt aq më mirë. “Apple” do të nxjerrë katër versione të iPhone këtë vit – 12, 12 Max, 12 Pro dhe 12 Pro Max, me madhësi të ekranit përkatësisht 5.4, 6.1, 6.1 dhe 6.7 inç.

Exit mobile version