Bardhi: Rama në pazar të pistë me krimin që menaxhon kumarin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike Gazment Bardhi, ka publikuar në Facebook, videon ku kryeministri Edi Rama dy vite më parë deklaroi se do të mbylleshin kazinotë dhe lojtarët e fatit, transmeton OraNews.

Por, tani që qeveria vendosi t’i rihapë ato, Bardhi pyet se çfarë e detyroi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit.

Sipas Bardhit, heshtja e kryeminstrit për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Postimi i Bardhit në Facebook

Çfarë e detyroi Edi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit?

Heshtja e tij për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Kur të dëgjoni herë tjetër Edi Ramën duke premtuar diçka, kujtoni edhe mashtrimin me bixhozin dhe hiqjani vizën! Është gënjeshtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button