Site icon PORTALB

RMV, 5 persona me KOVID-19 ndërruan jetë – 142 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Në 24 orët e fundit janë infektuar 142 persona me KOVID-19, 5 të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 98 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 15.555, të shëruarve në 12.994, ndërkaq të vdekurve në 642. Për momentin në RMV ka 1.919 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Gostivari, 84-vjeçar nga Prilepi, 84-vjeçar nga Ohri, 46-vjeçar nga Makedonski Brod dhe një 58-vjeçar nga Shtipi”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.542 teste për KOVID-19, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 163.132 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version