Site icon PORTALB

RMV, 3 persona me KOVID-19 ndërruan jetë, 121 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon që në 24 orët e fundit 3 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë, 121 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 142 janë shëruar. Me këtë  Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 15.414, numri i pacientëve të rikuperuar është 12.896, numri i vdekjeve është 637, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1.881, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 3 persona, dy pacientë nga Prilepi (63 dhe 83 vjeç) dhe një pacient 60 vjeçar nga Struga”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 1410 teste. Deri më tani, janë kryer gjithsej 161.590 teste të Covid-19 në vend. Nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version