Site icon PORTALB

Spasovski publikoi detyrat që duhet t’i realizojë gjatë mandatit katër vjeçar, paralajmëroi luftë serioze kundër krimit dhe korrupsionit dhe transformim të vendit (VIDEO)

Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka prezantuar sot para gazetarëve detyrat që duhet t’i realizoj kjo ministri gjatë mandatit të ri 4 vjeçar. Spasovski premtoi, transparencë, transformim dhe evropianizim të vendit dhe tha se do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ai vlerësoi se ka ardhur koha që në vend të ketë rend, drejtësi dhe disiplinë, shkruan Portalb.mk.

Spasovski, mes tjerash, paralajmëroi aksione serioze kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, intensifikim të luftës kundër migrimit ilegal dhe tregtisë me njerëz, digjitalizim dhe modernizim të shërbimeve si dhe vendosje të sistemit me kamera për rritjen e sigurisë në trafik dhe gjoba joselektive.

Detyrat e parlajmëruara që Ministrisë së Punëve të Brendshme duhet t’i realizoj brenda mandatit katër vjeçar në fushën e luftës kundër korrupsionit  dhe krimit të organizuar janë:

Spasovski tha lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe vendosja e rendit do të realizohet përmes përforcimit të kontrollove. Në lidhje me këtë, ai theksoi se, ditëve të fundit kemi realizuar disa aksione në drejtim të ballafaqimin me krimin, para së gjithash me ballafaqimin e tregtisë ilegale me lëndë narkotike dhe në periudhën vijuese vazhdojmë me aksione serioze në këtë drejtim.

Ministri i Brendshëm paralajmëroi edhe përmirësim të kushteve të punës të nëpunësve policor si dhe sigurimin e kushteve që do të kontribuojnë për punë më efikase të policisë;

Pjesë e detyrave që duhet të realizohen gjatë mandatit katër vjeçar nga ana e Minsitrisë së Punëve të Brendshme është edhe digjitalizimi. Në këtë drejtim, planifikohet digjitalizimi i shërbimeve, modernizimi i bazës së të dhënave dhe koncept i ri i sigurisë në trafik.

Kryeministri, Zoran Zaev, të enjten e kaluar në mënyrë ceremoniale ua ndau detyrat gjithë ministrive, në formë të letrave mandatare, të cilat duhet t’i realizojnë gjatë mandatit katër vjeçar. Këto detyra duhet të publikohen, megjithatë deri më tani, edhe pse kanë kaluar pothuajsë një javë, Spasovski është minsitri i parë që i ka publikuar ato. Ndërkohë, Minsitria e Shëndetësisë ka paralajmëruar po ashtu, se së shpejti do të publikoj letrën mandatare nëpërmjet një konference për media. Ditëve në vijim një gjë të tillë, parashikohet që ta bëjnë edhe ministritë e tjera.

Letra e plotë mandatare që Zaev i dorëzoi Spasovski.

Exit mobile version